Top News – Mjeku shqiptar në Spanjë/ Rastet e rinfektimit, çfarë ndodh
01/12/2020 11:28

Në një kohë kur pandemia e koronavirusit eshte ne valën e dytë te infeksioneve, janë ngritur shumë pyetje në lidhje imunitetin që krijohet pas infektimit me Covid-19. Studime nga më të ndryshmet në mbarë botën vazhdojnë të mbajnë të informuar opinionin në lidhje me rolin që luajnë antitrupat pasi ke kaluar Covid. Në një lidhje ‘Skype’ nga Spanja për ‘Wake Up’, imunologu Aldi Pupuleku sqaroi çfarë ndodh me personat që e kanë kaluar njëherë Covid. “Një person që e ka kaluar njëherë sëmundjen dhe gjeneron një përgjigje imunitare, atëherë nëse e kalon përsëri ose nuk infektohet, sepse imuniteti që ka krijuar e mbron, ose mund të infektohet dhe të ketë simptoma më të lehta. Një ngarkesë virale e madhe mund të bëjë që një person që e ka kaluar njëherë sëmundjen të riinfektohet dhe ka pasur raste dhe pse të rralla. Ngarkesa virale ndikon edhe se si do të jetë sëmundja për sa i përket simptomave. Personat që kanë simptoma të lehta ose janë asiptomatikë mund të kenë një përgjigje imunitare që nuk është e mjaftueshme. Dhe në rast se ekspozohen përsëri, mund të infektohen sërish. Thamë që ka raste. Unë do t’i këshilloja të gjithë që të vazhdojmë të respektojmë masat, të mbajmë maskën, distancimin social. Të jenë të kujdesshëm" Antitrupat cilësohen si një pjesë e kryesore e mbrojtjes sonë imune dhe ndalojnë virusin të futet brenda qelizave të trupit, ndaj dhe krijimi i tyre është mjaft i rëndësishëm për të shmangur një ri infektim.

Top Channel/ Gjashtë orë protestë në Tiranë. Incidente të vogla te Ministria e Arsimit
21/11 23:09
Top Channel/ Përpasje fatale në rrugën Fier-Seman, ndërron jetë i moshuari me biçikletë
21/11 23:03
Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë
21/11 17:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, tension nëpër rrugë
21/11 16:45
Top Channel/ Protestuesit nëpër rrugë krijojnë zhurmë me vuvuzela e flakë me mjete rrethanore
21/11 16:42
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:41
Top News – Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit
21/11 16:24
Top Channel/ Protesta e studentëve, të rinjtë nisën marshimin nga Ministria e Arsimit
21/11 15:36
Top News – Porositë e Ramës për PS e Tiranës: Mos hiqni njeri nga puna se do e fitojmë kryeqytetin
21/11 15:31
Top Channel/ Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, delegatët e LSK mblidhen në Politeknik
21/11 15:14
Top News- Berat, sekuestrohen 14 pasuri / Apartamente e toka, produkt i trafikut të drogës në Europë
21/11 15:01
Top News- Në kërkim për abuzim me të mitur/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burgim
21/11 15:00
Top News- Shpërndanin kanabis në shkolla/Arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, procedohet shoku
21/11 14:59