Një mjek francez pretendon se Franca kishte pacientin e parë me koronavirus në dhjetor, disa javë para rastit të parë të regjistruar zyrtarisht. Yves Cohen, mjek në spitalin Ile-de-France, Paris, tha që testimi i mostrave të reja të pacientëve ka konfirmuar se virusi ishte në Francë menjëherë pas Krishtlindjes. Ekipi i tij rishikoi testet negative për koronavirusin dhe gripin e 24 pacientëve që u pranuan në spital me simptoma të frymëmarrjes në dhjetor dhe janar, tha Cohen për kanalin francez BFMTV.