Një grup prej 450 doktorësh në Madrid, me anë të një letre kanë shprehur se sistemi shëndetësor në kryeqytetin spanjoll, mund të përballet me një kolaps të ri, nëse qeveria dështon të veprojë. Në fillim të këtij viti, sistemi shëndetësor publik i Madridit përjetoi një kolaps tronditës, pasi u mposht nga vala e madhe e rasteve të infektimit me pandeminë Covid-19.