Prej dy javësh studentët e Universitetit të Mjekësisë vijojnë bojkotin e procesit mësimor, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit që i detyron të punojnë pesë vite në sistemin shëndetësor shqiptar, përpara se të pajisen me diplomën e studimeve universitare. Veshur me bluzat e bardha, edhe studentët e vitit të parë ju bashkuan protestës.