Top News – Mjegulla ndihmon forcat ruse / Beteja finale për Pokrovskun, Moska në ofensivë
12/11/2025 11:50

Mjegulla e dendur u ka mundësuar trupave ruse të shtyhen më tej në qytetin kyç strategjik të Pokrovskut në Ukrainën lindore. Ushtria ukrainase thotë se kushtet e motit, veçanërisht mjegulla e dendur, e kanë shtyrë Moskën të intensifikojë përpjekjet e saj për të futur një numër gjithnjë e më të madh ushtarësh në qytetin e rrënuar dhe për të rrethuar forcat ukrainase. Forcat ruse kanë kaluar më shumë se një vit duke u përpjekur të pushtojnë qytetin. Ushtria e Ukrainës thotë se tani mund të ketë 300-500 rusë atje dhe Presidenti Voloydymyr Zelensky thekson se situata mbetet e vështirë. Ndërkohë, shefi i ushtrisë Oleksandr Syrskyi thotë se situata në vijën e frontit në rajonin juglindor të Zaporizhias është "përkeqësuar ndjeshëm", me humbjen e tre vendbanimeve. Syrskyi tha megjithatë se Rusia ishte më aktive rreth Pokrovskut. Një video është bërë virale në mediat sociale që tregon ushtarë rusë duke ecur nëpër një rrugë të mjegullt me makina dhe motoçikleta. Për disa ditë me radhë mjegulla ka penguar shikueshmërinë për zbulime ajrore, thotë një pilot droni nga njësia "Shershni Dovbusha" e brigadës së 68-të me emrin e luftës "Goose". Kjo është arsyeja pse rusët madje kanë "guxuar" të nisin sulme duke përdorur një kolonë automjetesh, të cilat normalisht do të ishin zhdukur menjëherë nga dronët ukrainas. Piloti thotë se njësia e tij kishte zbuluar dhe eliminuar rregullisht grupe të vogla ruse që përpiqeshin të përparonin në këmbë dhe me motoçikleta por ai shtoi se ata ishin gjithashtu të përfshirë në sprapsjen e sulmit të paraqitur në videon virale, që thuhet se është filmuar të dielën. Autokolona u shkatërrua pjesërisht, pretendon "Goose", megjithatë kushtet e motit nënkuptonin se nuk kishte monitorim video të momentit kur ata sprapsën sulmin, kështu që ai nuk ishte i sigurt nëse i gjithë grupi u godit.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB