Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një intervistë për median britanike Truth Times, ku ka folur lidhur me protestat e qytetarëve në Tiranë të cilat këtë të mërkurë kanë hyrë në ditën e 39 të tyre. Ai e cilësoi si kryengritjen më domethënëse të vendit që nga rënia e komunizmit, ndërkohë që nga ana tjetër sipas tij Rama kërkon ti paraqesë si protesta antisemite, me përpjekjet e vazhdueshme për ti prishur imazhen kësaj lëvizjeje. Edhe pse nisi kundër investimit në Zvernec, Berisha tha se cështjet mjedisore janë vetëm një aspekt i protestës tashmë.