Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Sergei Surovikin, si komandant të forcave të Kremlinit që janë duke luftuar në Ukrainë. Ky është zyrtari i parë që emërohet si komandant për të gjitha forcat ruse që janë në territorin ukrainas, prej muajit shkurt. Ky njoftim erdhi disa orë pasi një shpërthim, dhe një zjarr i madh, kanë pezulluar trafikun dhe kanë dëmtuar urën kyçe që lidh Rusinë me Gadishullin ukrainas të Krimesë.