6 ministra dhe zv/ministra ka ndryshuar mbrëmjen e së mërkurës kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis në riformatimin e parë të qeverisë gati 8 muaj pas fitores së tij në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Ajo që bie në sy në këtë riformatim është fakti që Mitsotakis ka shkarkuar gjithë kupolën e Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit , një nga dy të ashtuquajtura njollat e kabinetit të tij në këto muaj , pas ngjarjeve kriminale të kohëve të fundit.