Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në pallatin Makismos presidentin ukrainas Volodymir Zelenksi, i cili mbërriti në Athinë për një vizitë zyrtare, por tërësisht sekrete, pasi detajet dolën vetëm pasi u ul në kryeqytetin grek. Pas takimit kokë më kokë, dy liderët dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku Mitsotakis konfirmoi mbështetjen e Athinës zyrtare për Ukrainën dhe dënoi edhe njëherë pushtimin rus.