Top News/ Mitsotakis e Erdogan ‘në muaj mjalti’ / Dy liderët takohen në Turqi, moment pozitiv
13/05/2024 11:41

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis viziton Turqinë gjatë ditës për bisedime me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, me qëllim ruajtjen dhe cuarjen përpara të momentit pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe, pavarësisht problemeve të hershme mes fqinjëve. Turqia dhe Greqia, anëtare të NATO-s dhe armiq historikë, kanë qenë prej kohësh në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme që variojnë nga kufijtë detarë, burimet e energjisë në Mesdheun lindor, fluturimet mbi detin Egje dhe Qipron e ndarë etnikisht. Pas vitesh tensione që i sollën të dy vendet në prag konflikti, Ankaraja dhe Athina filluan të ndërmarrin hapa të profilit të lartë për të përmirësuar lidhjet e tyre në vitet e fundit, veçanërisht vitin e kaluar pasi të dy udhëheqësit u rizgjodhën. Një burim diplomatik turk tha se Erdogan dhe Mitsotakis do të diskutojnë gjatë vizitës për çështje që variojnë nga teknologjia, turizmi dhe lidhjet ekonomike deri te kundërterrorizmi dhe emigracioni, duke shtuar se do të formohet gjithashtu një "Këshill i Përbashkët Biznesi" për të bashkuar njerëzit e biznesit në të dyja vendet. Erdogan vizitoi Athinën dhjetorin e kaluar në atë që ai e përshkroi si një epokë të re në lidhjet mes dy vendeve dhe bashkë me Mitsotakis nënshkroi "Deklaratën e Athinës", që synon të shtrojë rrugën për një udhërrëfyes për zbutjen e tensioneve të hershme. Ata ranë dakord të rrisin tregtinë, të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura, të ndërmarrin masa ushtarake të ndërtimit të besimit, të ulin tensionet dhe të punojnë për zgjidhjen e problemeve që i kanë mbajtur të ndarë në detin Egje. Të dielën, Mitsotakis i tha të përditshmes turke Milliyet se vizita e tij në Ankara, e para në pesë vjet, është një mundësi për të vlerësuar përparimin e arritur muajt e fundit dhe për të përsëritur angazhimin e Athinës për përmirësimin e lidhjeve.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55