Në shumë pjesë të Evropës, përfshirë Shqipërinë, turizmi cilësohet si një “industri e rëndë” moderne, një motor i fuqishëm për rritjen ekonomike. Por, siç argumenton Marko Jukic i Bismarck Analysis, mbështetja e ekonomisë në turizëm është një iluzion i rrezikshëm. Asnjë vend nuk është pasuruar nga turizmi dhe nuk do të pasurohet. Të dhënat tregojnë se në vitin 2019, të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar përbënin mbi gjysmën e eksporteve të Malit të Zi dhe Shqipërisë, dhe një pjesë të konsiderueshme të Kroacisë, Greqisë , Portugalisë dhe Spanjës. Siç thekson Jukic, disa vende janë më të varura nga turizmi sesa Dubai nga nafta.