Agjencia bullgare e sigurisë shtetërore DANS tha se asnjë nga pejxherët që shpërthyen gjatë shpërthimeve të së martës në Liban as nuk ishin prodhuar, as eksportuar dhe as importuar në Bullgari. Ky zhvillim i fundit vjen pasi autoritetet bullgare nisën një hetim mbi lidhjen e mundshme të një kompanie në shitjen e pejxherëve. Sipas raportimeve të mediave lokale, një kompani lehtësoi shitjen e pejxhërve te Hezbollahu.