Autori i sulmit ndaj Donald Trump nuk kishte objektiv fillestar kandidatin për president të republikanëve, por ishte i fiksuar për të kryer një krim të bujshëm. Në këtë përfundim ka dalë hetimi i Byrosë Federale të Hetimit për autorin Thomas Mattheë Crooks. FBI prezantoi gjetjen e hetimit disajavor, ku tha se kishte marrë mbi 1 mijë dëshmi, analiza dhe ka sekuestruar historikun e kërkimeve të autorit në internet.