Ndërpriten kërkimet për makinën që dyshohet të ketë rënë në lumin e Semanit. Pas 4 orësh kërkimesh, polumbarët e Reneas nuk kanë mundur të gjejnë as mjetin dhe as drejtuesin e saj. Poshtë Urë së Mbrostarit në Fier janë gjetur vetëm disa pjesë të përparme të mjetit gjë që ka përforcuar dyshimet se ndodhet në lumë. Polumbarët e Reneas kanë kërkuar mbylljen e digës së Gramshit, hapja e së cilës ka shtuar mbi një metër nivelin e lumit Seman duke vështirësuar kërkimet për gjetjen e mjetit.