Mostrat e pluhurosura nga "asteroidi më i rrezikshëm i njohur në Sistemin Diellor" janë sjellë në Tokë. Agjencia amerikane e hapësirës NASA zbarkoi materialet në një kapsulë që zbriti në shkretëtirën perëndimore të shtetit Utah. Mostrat u morën nga sipërfaqja e asteroidit Bennu në vitin 2020 nga anija kozmike Osiris-Rex.