Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me udhëheqësit e Turqisë dhe Greqisë të shtunën në hapje të një raundi të ri diplomacie për Lindjen e Mesme, ndërsa shtohet frika se lufta e Izraelit kundër Hamasit në Gazë mund të kthehet në një konflikt më të gjerë.Vizita e katërt e zotit Blinken në tre muaj vjen mes zhvillimeve shqetësuese jashtë Gazës, përfshirë Libanin, Izraelin verior, Detin e Kuq dhe Irakun.