Kryeministri britanik, Keir Starmer, mblodhi të martën kabinetin e tij, ndërsa po përgatitet për një udhëtim vendimtar në SHBA, për të takuar Donald Trump dhe për të riparuar lidhjet perëndimore. Frika është e madhe se kryeministri po përballet me një mision të pamundur në Shtëpinë e Bardhë, pasi SHBA u duk sikur mori në dorë një sëpatë kundër aleancave të vjetra, e duke u renditur në krah të rusisë, Kinës dhe Koresë së Veriut në një votim në OKB për Ukrainën.