Shkolla e vjetër 9-vjeçare “Avni Rustemi” po rikonstruktohet nga e para, me cilësi dhe kushte më të mira për të pritur 800 nxënës në muajin shtator. Gjatë inspektimit të punimeve për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Njësinë 10, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi banorët e zonave si Kashari, Farka dhe Dajti, se shumë shpejt do të hapen kopshte të reja.