Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka bërë kërkesë në gjykatë për të kaluar në proces gjyqsor drejtorin dhe disa specialistë të agjencisë rajonale të mjedisit për Fierin, Vlorës dhe Gjirokastrën. Ata janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale ‘shpërdorim detyre’ kryer në formën e bashkëpunimit, pasi nga hetimet rezultoi se 6 specialistët së bashku me ish drejtorin Arben Voja, aktualisht drejtor i spitalit rajonal Fier, kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në shkelje të kritereve ligjore dhe nënligjore, pa kryer verifikime në terren dhe në disa raste, në mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm.