Kuvendi miratoi marrëveshjen e huas direkte midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë për financimin e jashtëm ushtarak prej 302 milionë dollarësh. Marrëveshja u miratua vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, ndërsa grupi parlamentar i PD dhe forcave të tjera aleate të saj, braktisi seancën duke akuzuar socialistët për shkelje të Kushtetutës. Ndërkohë deputetët e partive të reja ishin nw seancw por nuk votuan.