Kryeparlamentarja Elisa Spiropali gjatë një konference të përbashkët me Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Markéta Pekarová Adamová, njoftoi se së bashku kanë shqyrtuar mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në kuadër të procesit të Berlinit. Spiropali u shpreh se po punohet për rritjen e bashkëpunimit mes Çekisë dhe Shqipërisë në fushën transportit ajror, shkencës, arsimit dhe kulturës.