Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë do të nënshkruajnë sot marrëveshjen e daljes bashkë në zgjedhjet e 14 Majit. I pari që ka mbërritur në ambientin ku do të nënshkruhet pakti i bashkëpunimit ka qenë kreu i PL-së, Ilir Meta. Pak minuta pas tij ka mbërritur edhe Berisha. “Mos harro është procesi i ekzekutimit politik të personit më negativ që ka pasur Tirana në qeverisje”, u shpreh Berisha teksa mbërriti për të firmosur marrëveshjen me Metën. Përpara nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë një takim me dyer të mbyllura mes Metës e Berishës dhe më pas do të dalin publikisht për të nënshkruar edhe paktin mes tyre.