Këshilli bashkiak i Minneapolis-it njoftoi shpërndarjen e departamentit lokal të policisë, një lëvizje e jashtëzakonshme kjo mes protestave mbarë kombëtare që ka ngjallur vdekja e George Floyd-it. 9 prej 13 anëtarëve të tij deklaruan se “një model i ri i sigurisë publike me bazë komunitare” do të krijohet në qytetin ku zbatimi i ligjit është ndeshur me akuzat për racizëm. Kryebashkiaku Jacob Frey iu kundërvu më herët kësaj lëvizjeje, duke ngjallur reagimin e ashpër të turmave. Aktivistët që e kanë kërkuar një gjë të tillë prej vitesh, e quajtën lëvizjen “ një pikë kthese”.