Top News – Ministrja norvegjeze: Rusia qëndron prapa sulmit kibernetik në parlament
14/10/2020 11:49

Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Eriksen Soereide, tha më 13 tetor se Rusia ka qenë prapa një sulmi kibernetik kundër parlamentit norvegjez në muajin gusht. Parlamenti norvegjez tha më 1 shtator se kishte qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik dhe se llogaritë e postës elektronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve ishin hakuar. “Bazuar në informacionin në dispozicion është vlerësimi ynë që Rusia qëndroi pas kësaj veprimtarie”, tha Ine Eriksen Soereide. Norvegjia ka synuar të ketë një marrëdhënie pragmatike me Rusinë, por nuk mund të pranojë sulme të tilla kundër institucioneve të saj demokratike, shtoi ajo, kur u pyet nëse sulmi do të ndikonte në marrëdhëniet midis Norvegjisë dhe Rusisë. “Ne nuk mund të pranojmë që parlamenti të jetë objekt i sulmeve të tilla”, tha ministrja. Ambasada e Rusisë në Oslo e hodhi poshtë pretendimin, duke thënë se akuza norvegjeze ishte “një provokim i qëllimshëm”. “Ne i konsiderojmë akuzat e tilla për vendin tonë si të papranueshme. Ne e konsiderojmë këtë si një provokim serioz dhe të qëllimshëm, i cili është i dëmshëm për marrëdhëniet dypalëshe”, shkroi ambasada në një koment në Facebook. Norvegjia, e cila është anëtare e NATO-s, ka një kufi me Rusinë në Arktik.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21