Ministrja e financave, Delina Ibrahimaj mbrojti bordin e vendosjes së çmimit të karburanteve, duke mos dhënë një afat se kur mund të shpërbëhet ky bord. Ministrja nuk dha asnjë koment për banorët e Bërxullës, të cilët prej disa muajsh protestojnë kundër çmimit që u ofrohet për kompensim, pasi banesat e tyre preken nga projekti Thumanë – Kashar, me investitor kompaninë ‘Gener 2’.