Ministrja e qeverisë franceze, Marlene Schiappa është vënë nën kritika nga anëtarët e partisë së saj pasi u shfaq në ballinën e revistës Playboy. Schiappa, e cila ka qenë ministre e qeverisë që nga viti 2017, u shfaq në kopertinën e revistës për të shoqëruar një intervistë prej 12 faqesh që ajo bëri për të drejtat e grave dhe LGBT. Schiappa, e cila është ministrja aktuale për Ekonominë Sociale dhe Shoqatat Franceze, është fotografuar për kopertinën e veshur me një fustan të bardhë.