Qeveria ka miratuar vendimin që Ministria e Brendshme të mos japë më tendera. Sipas vendimit, blerjet nuk do të kryhen më nga Agjencinë Shtetërore të Blerjeve që varej nga Ministria e Brendshme. Më tej në vendim thuhet se Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore, “Operatori i Blerjeve të përqendruara”, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë. Sipas këtij vendimi, autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë.