Ministri serb I mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, ka paralajmëruar një luftë të fortë dhe të gjatë diplomatike me Kosovën, pas vendimit për të hequr nga përdorimi Dinarin serb. Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, tha se Serbia nuk ka zgjidhje tjetër përpos që të luftojë në mënyrë politike dhe diplomatike.