Krahas shqiptarëve Serbia po maltreton edhe serbët, të cilët nuk përkrahin qëndrimet politike të Listës Serbe, e cila është edhe zëri I Beogradit zyrtare në Kosovë. Lajmi bëhet I ditur nga ministry për Komunitetet dhe Kthim, Nenad Rashiq. Në një konferencë, Rashiq u shpreh se Serbia po ndalon qytetarët serbë të Kosovës, të cilët nuk janë përkrahës të Listës Serbe, duke I mbajtur pa arsye dhe maltretuar ata. Sipas tij ndër të ndaluarit është edhe I biri, I cili është mbajtur për disa orë, teksa është pyetur nga persona që I janë prezantuar si njerëz të BIA-s. Ai theksoi se regjimi radikal serb që ka pushtetin në Beograd po bën veprime jo humane ndaj serbëve nga Kosova.