Ministri i Informacionit dhe Telekomunikacionit në Serbi, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së udhëheqësit suprem të Republikës Islamike të Iranit, ajatollahut Ali Khamenei, thuhet në një njoftim të publikuar në llogarinë zyrtare të ministrit në Instagram. Në njoftim thuhet se ministri Bratina firmosi në librin e zisë dhe, në emër të Qeverisë dhe popullit të Serbisë, shprehu ngushëllime për popullin e Iranit.