Ervin Demo ka marrë zyrtarisht postin e Ministrit të Brendshëm, pas betimit këtë të premte në Presidencë. Demo pason në këtë detyrë Besfort Lamallarin, teksa vetë ka mbajtur më herët postin e Ministrit të Pushtetit Vendor. Në këtë post, Demo, së bashku me Maznikun u vlerësuan nga Kryeministri Edi Rama për punën e bërë me reformën territoriale. Ndërkohë, ndryshimet prekën edhe Ministrinë e Pushtetit Vendor, që Rama e shkriu te Ministria e Brendshme. Ndryshimet në qeveri u miratuan nga Kuvendi gjatë seancës maratonë, që zgjati deri në orët e para të së premtes. Demo u votëbesua me votat 83 votat e plota të socialistëve. Ervin Demo ka mbajtur më herët edhe postin e zv.ministrit të Arsimit, teksa ka drejtuar edhe Bashkinë e Beratit.