Ministri ukrainas i mbrojtjes, Oleksii Reznikov, do të japë dorëheqjen dhe do të zëvendësohet në post nga shefi aktual i fondit të pronave shtetërore të Ukrainës, Rustem Umerov. Reznikov do të bëhet ambasador i ukrainës në britaninë e madhe dhe zërat për probleme me miratimin nuk janë konfirmuar – tha një deputet ukrainas. Më herët, zërat se reznikov do të bëhej ambasador ishin hedhur poshtë nga ministria e jashtme.