Top News – Ministri i jashtëm rus: Me BE-në nuk kemi më raporte
23/03/2021 15:49

Me Bashkimin Evropian nuk kemi marrëdhënie, e gjithë struktura e këtyre marrëdhënieve është shkatërruar si pasojë e vendimeve të njëanshme të Brukselit, ka thënë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv. “Nëse dhe kur Brukseli do të arrijë ta eleminojë këtë anomali, atëherë ne jemi të gatshëm të bisedojmë sërish“, shtoi ai. Lavrov i bëri këto deklarata gjatë një konference për shtyp të përbashkët, me homologun kinez Wang Yi, në përfundim të një takimi dy ditor të mbajtur në Guilin, në Guangxi. Ministri i jashtëm rus, e quajti Moskën si fqinjën më të madhe të Evropës ndaj edhe një portë lihet e hapur. “Ne do të jemi të gatshëm ti ndërtojmë sërish marrëdhëniet mbi bazën e barazisë së të drejtave dhe në kërkim të një ekuilibri interesash. Nuk ka ndryshime në frontin perëndimor me sa unë shoh ndaj ne kemi një agjendë shumë intensive në frontin lindor që bëhet gjithnjë e më e pasur“, thotë ministri. “Që nga fillimi i pandemisë, Rusia dhe Kina kanë qenë modele të shteteve të hapura, bashkëpunuese dhe ndihmës të ndërsjelltë. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe kur vjen fjala për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave. Në këtë pikë, të gjithë duhet të udhëhiqemi nga parimet e humanizmit, në interes të shpëtimit të jetëve, në vend të interesave gjeopolitikë apo tregtarë. Të gjithë, edhe partnerët tanë perëndimorë që po përpiqen ta bëjnë Rusinë dhe Kinën të duken si vende oportuniste për sa i takon vaksinave, duhet ta dinë këtë, ka deklaruar Lavrov. Rusia dhe Kina refuzojnë kështu akuzat se të dy fuqitë po tentojnë të përdorin vaksinat anti Covid si një mjet gjeopolitik për të rritur ndikimin e tyre në botë.

Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
DIGITALB DIGITALB