Top News/ Ministri i drejtësisë para gjyqit / Francë, nën akuzë për konflikte interesi
30/11/2023 11:09

Ministri i Drejtësisë i Francës, Eric Dupond-Moretti, pritet të përgjigjet përpara gjykatës për konflikte interesi. Gjykata e Kasacionit, e cila ka juridiksion për çështjet procedurale, hodhi poshtë disa ankesa procedurale të ministrit të Drejtësisë. Kjo i hap rrugën nisjes së procesit në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, e cila merret ekskluzivisht me shkelje apo vepra të mundshme penale nga anëtarët e qeverisë. Hetimi u zvarrit për dy vjet. Dhe deri sa të fillojë procesi gjyqësor mund të kalojnë edhe disa muaj. Kjo është hera e parë që në Francë hapet një proces gjyqësor kundër një ministri drejtësie në detyrë. Mund të kalojnë edhe disa muaj procedura ligjore . Dupond-Moretti hedh poshtë akuzat për shpërdorim detyre dhe nuk po mendon të japë dorëheqjen. Nëse shpallet fajtor ministri mund të dënohet me 5 vjet heqje lirire dhe 500 mijë euro gjobë.Dupond-Moretti thuhet se ka përdorur postin e tij ministror për të ndërmarrë veprime kundër njerëzve me të cilët ishte përplasur më parë kur punonte si avokat. Kështu ai kishte nisur hetimet ndaj tre anëtarëve të Prokurorisë për Krime Financiare, të cilët kishin kërkuar të shihnin faturat e tij të telefonit gjatë kohës që punonte si avokat. Në një rast tjetër ai kishte nisur një hetim të brendshëm për një ish-prokuror, i cili kishte paditur një nga ish-klientët e tij. Në asnjë nga katër rastet nuk u mor ndonjë masë.

Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06
Top Channel/ Rama: Kontrolle pa paralajmërim nuk do të ketë më, inspektorët me kamera dhe…
06/11 16:38
Top Channel/ Zjarr në një magazinë me bimë medicinale në Mamurras, tymi i zi “pushton” zonën
06/11 16:38
Top News- 71 vjeçari i dënuar për prostitucion. Kapet në Vaun e Dejës, Italia i ka dhënë 9 vite burg
06/11 16:36
Top Channel/ Kur paraja përçan familjen. “Prindër të dashur”, komedia që sjell të qeshura dhe lot
06/11 16:11
Top Channel/ Sekretet bien në “Grep të artë”. Komedia e Bashkim Hoxhës premierë në Durrës
06/11 16:11
Top Channel/ Thesaret e panjohura të Konicës. Ekspozohen letrat, librat e vula e rrallë e argjendit
06/11 16:11
Top Channel/ BE forcon kontrollet për qumështin. Dyshime për vdekjen e tre foshnjave në Francë
06/11 16:00
Top Channel/ Pas shpërthimit në pallatin e Elbasanit, bashkia merr përsipër strehimin e banorëve
06/11 15:56
Top Channel/ Bypassi, Tirana pa trafik. Aksi 21 km lidh dy autostradat, Rama: Çliron kryeqytetin
06/11 15:53
Top Channel/ Ardit Gjebrea, 2 orë në SPAK. Pyetet nga Ols Dado për një pjesë të dosjes Veliaj
06/11 15:46
Top Channel/ Gjyqtarët: Ndal sulmit nga politika. Raporti i KE, magjistratët duan zgjidhje për pagat
06/11 15:44
Top Channel/ Berisha thërret protestën e tretë. PD kërkon bashkimin e opozitës për zgjedhjet vendore
06/11 15:40
Top News- Magjistratët reagojnë pas raportit të KE: Zbatoni rekomandimet, ndalni presionet ndaj nesh
06/11 15:38
Top News – Veliaj mesazh me AI: Edhe në Hënë të më internoj do vazhdoj të punoj për Tiranën
06/11 15:33
Top Channel/ Rama hap dialogun online: Komunikim me qytetarët, urë e hapur 24 orë
06/11 15:33
Top Channel/ Bizneset gjermane kundër taksave: Paketa fiskale 2027 kërkon konsultime
06/11 15:18