Top News – Ministri gjerman në telashe/ Bashkëshorti i Spahn i shiti maska ministrisë
22/03/2021 15:08

Shoqëria në të cilën punon bashkëshorti i ministrit gjerman të shëndetësisë, Jens Spahn, i ka shitur ministrisë më shumë se gjysmë milioni maska FFP2. Këtë e shkruan Der Spiegel, në faqen e saj online. Sipas të përditshmes gjermane, ministria kishte porositur 570 mijë maska në shoqërinë Burda Gmbh, ku Daniel Funke, bashkëshorti i Spahn, menaxhon zyrën e përfaqësimit. “Këtu mund të fshihet një konflikt interesi”, shkruan e përditshmja e qendrës së majtë. Grupi Burda, është hedhur menjëherë në mbrojtje, duke pohuar se transaksioni ishte i rregullt dhe se zoti Daniel Funke nuk është as informuar dhe as përfshirë në asnjë moment. Ministri nga ana e tij ka bërë të ditur se kërkesa direkte drejt grupit është bërë përmes një procedure standarde. Burda kishte ofruar ndihmën në një fazë në të cilën në gjermani, maskat mungonin, mbi bazën e një pjesëmarrjeje të vogël në një sipërmarrje në Singapor. Të dhënat e Spiegel janë marrë nga një dokument që komisioni i Bundestagut ka marrë nga vetë ministri. Klima e fushatës elektorale, në prag të zgjedhjeve të 26 shtatorit, po shoqërohet në gjermani me shumë polemika. Ditët e shkuara janë dorëhequr 4 deputetë të unionit CDU-CSU, dy prej të cilëve pikërisht për shkak të parave të siguruara me aferat e maskave. Por të dorëhequrit janë deri më tani të paktën pesë. Të hënën është dorëhequr edhe një këshilltar rajonal në Bavari. Lideri bavarez Markus Soeder ka njoftuar një linjë të brendshme më të ashpër në të ardhmen: Të gjithë ata që duan të kandidojnë me partinë duhet të nënshkruajnë një deklaratë integriteti sepse në lojë është besueshmëria e konservatorëve.

Top Channel/ Ashpërsohen luftimet SHBA-Iran, Teherani kërcënon anijet me naftë
02/03 23:22
Top Channel/ Rritet çmimi i naftës dhe gazit, ndikon pasiguria në Hormuz
02/03 23:04
Top News- Vrau të riun pas sherrit banal/ Merr fund arratia, arrestohet në vendlindje 40-vjeçari
02/03 23:00
Top Channel/ Lojë spiunësh në Greqi, arrestohet gjeorgjiani i rekrutuar në ushtri
02/03 22:30
Top News- Bishat amerikane B-1 ngrihet në fluturim, godasin më fortë Iranin
02/03 21:22
Top News- “Kallashnikovi i Iranit”, arma sekrete iraniane që po përdoret kundër SHBA e aleatëve
02/03 20:33
Top Channel/ Izraeli bën gati trupat tokësore, IFD sulmon edhe në Liban dhe Bejrut
02/03 20:09
Top Channel/ Trump: Vala më e madhe e sulmeve do vijë së shpejti! Po e shkatërrojmë Iranin
02/03 19:59
Top Channel/ Raketa balistike godet Iranin, TCH sjell pamjet nga vendngjarja
02/03 17:08
Top Channel/ Raketa iraniane godet qytetin Be’re sheva, gazetari i TCH: Paralajmërohen banorët të…
02/03 17:07
Top Channel/ Si e gjurmoi CIA dhe Izraeli lidershipin iranian: I pritën të mblidheshin në një vend!
02/03 16:50
Top Channel/ Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër!
02/03 15:13
Top Channel/ Nga SHBA në Pakistan, protesta kundër vrasjes së Khameneit: 25 të vdekur!
02/03 15:05
Top Channel/ Gërmadha dhe pallate të dëmtuara, çfarë mbeti pas sulmit iranian në Tel Aviv
02/03 13:31
Top Channel/ Ndërtesa e dëmtuar rëndë nga sulmet iraniane, nis pastrimi i gërmadhave në Tel Aviv
02/03 13:01
Top Channel/ Irani sulmon një qendër rekrutimi në Tel Aviv, pamje nga ndërtesa e dëmtuar
02/03 13:00
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli mbrohet nga sulmet e Hezbollah në veri të vendit
02/03 12:41
Top Channel/ Lufta me Iranin, Trump paralajmëron amerikanët: “Do i shkojmë deri në fund
02/03 12:40
Top Channel/ Irani trondit bursat, rritet cmimi i naftes
02/03 12:33
Top Channel/ Iran, regjimi i paprekur nga vdekja e Khameneit? BBC: Pasardhësin e zgjedhin besnikët!
02/03 12:16
DIGITALB DIGITALB