Top News/ Ministri dha dorëheqjen / Nuk paguante dot kredinë, rroga ‘shumë e vogël’
30/01/2024 12:22

Një deputet që dha dorëheqjen nga kabineti qeveritar britanik, vitin e kaluar, tha se ai kishte dhënë dorëheqjen pasi nuk mund të përballonte rritjen e kësteve të kredisë me pagën e tij ministrore prej 120 mijë paundësh. George Freeman tha se një rritje nga 800 në 2 mijë paundë, e këstit të kredisë së tij, nga ky muaj, ishte një nga arsyet pse ai dha dorëheqjen gjatë rifreskimit të kabinetit qeverisës në nëntor. Deputeti i Norfolkut, roli më i fundit i të cilit ishte ministër i shkencës, citoi shifrat javën e kaluar në një blog të tij...Pse unë dhashë dorëheqjen? Një nga arsyet është sepse kësti i kredisë sime rritet këtë muaj nga 800 në 2000 paundë dhe unë thjesht nuk mund ta përballojë këtë kredi me rrogën si ministër. “kjo eshte ekonomi olitike. Ne rrezikojmë ta bëjmë politikën dicka që vetëm donatorët e fondeve të besimit, strategët e rinj dhe sindikalistët e dështuar mund ta përballojnë”, tha ai duke shtuar se pesë role të rëndësishme që ai kishte patur nën pesë kryeministra, më herët, e kishin lënë po ashtu të ezauruar, lodhur dhe në depresion. Freeman që është deputet që nga 2010, merrte një rrogë prej 118.300 paundësh. Shpenzimet financiare të tij u shtuan pas divorcit me gruan, një avokate nga e cila u nda në 2014-ën. Ai paguan shpenzimet e mirëmbajtjes për dy fëmijët e tij si edhe shpenzimet e tyre të edukimit. Freeman, i cili kaloi më shumë se një dekadë në sektorët e shkencave të jetës dhe teknologjisë përpara se të hynte në Parlament, do të jetë tani në gjendje të fitojë më shumë para jashtë qeverisë. Përveç pagës së deputetit të tij prej 86,584 £, ai është i lirë të bëjë edhe punë të dyta. Shumë pronarë shtëpish po përballen me rritje të ndjeshme të pagesave mujore të hipotekave pasi ato vijnë nga marrëveshjet me normë fikse. Kjo vjen pasi normat e hipotekave u rritën dhe vlera e paundit ra në shtator 2022.

Top News – Bisedime për Iranin në Pakistan / Teherani gati për luftë: Nuk dorëzohemi
29/03 19:15
Top News – Banka e Amerikës në Paris, në shënjestër / Parandalohet sulmi, arrestohen dy të dyshuar
29/03 18:30
Top News – Trump po mendohet-JD Vance apo Rubio…Lufta në Iran dhe presidencialet 2028 në SHBA
29/03 17:44
Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19