Deputeti socialist, Erion Braçe njoftoi përmes rrjeteve sociale përgatitjen e katër interpelancave me ministrat e qeverisë. E para, tha ai lidhet me cilësinë dhe sigurinë e materialeve që përdorën në ndërtimin e pallateve, duke marrë shkas nga zjarri që përfshiu godinën 12 katëshe pranë QSUT në Tiranë. Interpelancat e tjera lidhen me trajtimin e zjarrfikësve, trajtimin e kafshëve të braktisuara dhe për cilësinë e ujit në Tiranë.