Top News – Ministrat, kush ikën nga kabineti!/ Vendin e sigurt, Manastirliu dhe Balluku
31/05/2021 10:14

Zgjedhjet mbaruan dhe për herë të parë thyen traditën e qeverisjes në Shqipëri, që pas rënies së komunizmit, që një parti të marrë mandatin e tretë radhazi. Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama, fitoi besimin e shqiptarëve për të qeverisur vendin katër vitet e ardhshme, me një rezultat të qartë me 74 mandate. Tashmë që rezultati është vulosur dhe njohur edhe nga ndërkombëtarët, me kërshëri po pritet formacioni i ri qeveritar. Zërat flasin për një riformatim të kabinetit, ku performanca e deritanishme e ministrave, si dhe rezultati personal në zgjedhjet e 25 prillit, do të luajë një rol kyç për fatin e tyre. Kryeministri ka folur për një frymë të re politike, ndaj kabineti pritet të pasurohet edhe me emra të rinj. Lëvizje pritet të ketë në të paktën në katër ministri, dy prej të cilave janë më të rëndësishmet në vend. Drejtuesi i ministrisë së Brendshme, Bledi Çuçi pritet të largohet, edhe pse u emërua rishtazi në këtë post. Anila Denaj, e cila u zgjodh deputetë në Vlorë, pritet të largohet nga drejtimi i ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Eduard Shalsi dhe Elva Margariti. Kjo e fundit përveç postit ministror, humb edhe mandatin e deputetit, pasi ministrja e Kulturës nuk u kandidua nga Rama. Postin e ministrin pritet ta humbasë edhe Pandeli Majko, i cili nuk arriti të zgjidhet deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Top News- Ndërtohen stacionet e trenit në hekurudhën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton punimet
18/08 16:44
Top News- Parcelë me kanabis në Mirditë/ Arrestohet 59-vjeçari, asgjësohet droga
18/08 16:41
Top News – Rusët sulmojnë me flamurin amerikan / ‘Tallen’ me Ukrainën para takimit Trump-Zelenski
18/08 16:30
Top News – Rekord makinash elektrike në Evropë / 600 mijë automjete të reja dolën në rrugë në 3 muaj
18/08 16:28
Top Channel/ Kamioni përmbyset në rrugë, një viktimë dhe tre të plagosur nga aksidenti në Shkodër
18/08 16:18
Top Channel/ Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues
18/08 16:14
Top Channel/Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!
18/08 16:05
Top Channel/ Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, ministrja Balluku inspekton punën për stacionet
18/08 15:43
Top Channel/ Më pak interes për Mjekësinë, aplikojnë 1200 kandidatë, do të përzgjidhen 436 studentë
18/08 15:24
Top News- Veliaj kërkon pavlefshmëri të hetimeve/ Kryebashkiaku kërkesë në GJKKO, rendit shkeljet
18/08 15:20
Top Channel/ Kurti “ul tonet”: Gjithmonë i kemi respektuar aktgjykimet e Kushtetueses!
18/08 15:19
Top Channel/ Sot takimi Trump-Zelensky/ Tump: Ukraina ta harrojë Krimenë dhe hyrjen në NATO
18/08 15:16
Top Channel/ Berisha sulmon Dumanin, zbaton detyrimin për tu paraqitur
18/08 15:11
Top Channel/ Veliaj kërkon pezullim të hetimit: SPAK, shkelje të rënda proceduriale
18/08 15:08
Top News- Aksidentohet familja me katër anëtarë, humb jetën babai, plagoset bashkëshortja e fëmijët
18/08 14:40
Top News- Zjarret, Berisha- Një krim shtetëror/ Akuzon Ramën- Përdori 490 mln euro për luks e afera
18/08 14:36
Top News- Rrengu, arrestohet 40-vjeçari/ Në kërkim bashkëpunëtorja, joshi një person për ta grabitur
18/08 14:36
Top Channel/ Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, pranga 59-vjeçarit në Mirditë
18/08 14:07
Top News- Kapen hajdutët nga Kosova/ Vodhën një tabakino në aksin ‘Milot-Lezhë’
18/08 14:03
Top Channel/ Aksident i frikshëm në Shkodër, një person humb jetën dhe tre të plagosur
18/08 13:46