Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua Ceremonia e Betimit të ministrave të rinj të kabinetit qeveriar, pas miratimit të dekreteve presidenciale në Kuvendin e Shqipërisë. Blendi Gonxhja u betua si ministër i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit, një dikaster i ri që i shtohet kabinetit qeveritar, i cili u konsiderua domosdoshmëri nga kryeministri Edi Rama për të dalë nga kufijtë e ngushtë tradicionalë të qeverisjes së vendit.