Top News – Mineralet e rralla të Ukrainës…Pse janë kaq ‘joshëse’ për presidentin Trump?
12/02/2025 12:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, një ish sipërmarrës i pronave të paluajtshme, me rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, ka marrë laps dhe letër në dorë dhe po bën llogari e po mbyll kontrata. Ndërsa ka folur për marrjen nën kontroll amerikan të territoreve apo edhe shteteve, ka nisur dëbimin masiv të emigrantëve dhe ka vendosur taksa për importet që hyjnë në SHBA, ai po përpiqet të plotësojë një premtim të fushatës, për ti dhënë fund luftës në Ukrainë...Dhe në natyrën e tij si biznesmen, nuk mundet të mos shohë edhe në këtë përpjekje, anën financiare. Ai ka folur së fundmi për mineralet e rralla, si pjesë të një marrëveshjeje për luftën, madje ka thënë se sekretari amerikan i thesarit do të udhëtojë në ukrainë për të diskutuar për to. Sidoqoftë, ideja duket se është hedhur dhe mbështetet edhe nga ukraina. Por, cfarë janë mineralet e rralla. Ato nevojiten për telefonat celularë, makinat elektrike ose dronët: 17 elementë janë grupuar nën termin e zakonshëm metale të rralla. Vetitë e tyre ndryshojnë por ato grupohen nën një term të përbashkët sepse shpesh gjenden së bashku në natyrë. Këto minerale janë bërë shumë të rëndësishme për ekonominë. Ato përdoren për prodhimin e përçuesve, telefonave celularë dhe makinave elektrike. Në epokën e digjitalizimit, ato janë një aset i rëndësishëm strategjik. Secili prej metaleve ka veti që e bëjnë atë të vlefshëm për industrinë, disa madje janë të domosdoshëm. Metalet e rralla gjejnë aplikim edhe në prodhimin e dronëve, disqeve, lenteve teleskopike, raketave dhe avionëve luftarakë. Shumica e metaleve të rralla të tokës janë relativisht të zakonshme në koren e Tokës. Në një vlerësim të vitit 2024, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara vlerëson rezerva globale prej të paktën 110 milionë tonësh, 44 milionë prej të cilave ndodhen në Kinë, deri tani prodhuesi më i madh në botë. 22 milionë tonë të tjerë janë në Brazil, 21 milionë në Vietnam, dhjetë milionë në Rusi dhe shtatë milionë tonë në Indi. Në sfondin e konfliktit tregtar me Kinën, i rindezur tani nga Presidenti Trump, rëndësia e metaleve të rralla ka vazhduar të rritet. Metalet e rralla janë një pikë e dhimbshme për industrinë amerikane. SHBA ka dominuar tregun botëror për vite me radhë, por tani janë shumë të varura nga importet. E nga kjo po përpiqet të përfitojë edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Top News – Pas 7 orësh në SPAK, Behgjet Pacolli: Denoncova padrejtësitë me aeroportin e Vlorës
26/10 18:10
Top Channel/ Dita e 14-të e protestës, protestuesit këndojnë himnin kombëtar para kryeministrisë
26/10 18:00
Top Channel/ Protestuesit vendosin karikaturën e Ramës dhe Vuçiçit, më pas i vënë flakën
26/10 17:50
Top Channel/ Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në kryeqytet
26/10 17:29
Top Channel/ 7 orë në Spak, Pacolli: Kam bërë një denoncim në lidhje me aeroportin e Vlorës
26/10 17:25
Top News – Sulmi terrorist i Banjskës/ Një tjetër serb akuzohet për pjesëmarrje
26/10 17:10
Top News- Tjetër kallëzim në SPAK ndaj policisë, Intelektualët e akuzojnë për dhunën ndaj studentëve
26/10 15:34
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:31
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:30
Top News- Prokuroria heton policinë/ Plumbat e gomës dhe dhuna ndaj protestuesve
26/10 15:29
Top Channel/ Vrasja e paralajmëruar e një gruaje! 3 ditë më parë i shkruante Prokurorisë: Uroj të…
26/10 15:26
Top Channel/ Sot protestë e qetë/ Protestuesit dhe policia ndodhen te Ministria e Arsimit
26/10 15:25
Top Channel/ Nis hetimi për plagosjen në sy! Prokuroria po heton se si u plagos Erion Vishkulli
26/10 15:24
Top Channel/ “Lëvizje si Serbia”! Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike
26/10 15:17
Top News – ‘Lubia emëron dhe çemëron zyrtarë’. Berisha: SPAK të sjellë kërkesën për imunitetin e saj
26/10 15:13
Top Channel/ Intelektualët bëjnë padi në SPAK! Denoncojnë dhunën ndaj protestuesve
26/10 15:10
Top News – Shkresa urgjente për policinë. Identifikim efektivësh, jo kontroll telefonash në protestë
26/10 15:04
Top channel/ Akademikët po çojnë policinë në SPAK, Olsi Nika “Nuk pajtohemi me dhunën”
26/10 14:54
Top News – ‘Nuk ka dorëheqje të Ramës’. Masat kundër dhunës do të kalojnë me akt normativ
26/10 14:39
Top Channel/ “Goditje e rëndë për ne” flet xhaxhai i Aleks Nikës për heqjen e pllakës përkujtimore
26/10 14:04