Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët tentuan të shisnin mina me telekomandë, për llogari të një grupi kriminal kundrejt çmimit 10.000 euro. Dy të arrestuarit janë identifikuar si Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku. Sipas njoftimit të policisë, këta persona u arrestuan në një lokal në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë.