Këtë të dielë, në Mal të zi u mbajtën zgjedhje presidenciale dhe qendrat e votimit, të cilat u hapën në orën 7 të mëngjesit, u mbyllën në orën 20.00 të mbrëmjens. Nga të dhënat paraprake të Qendrës për Tranzicionin Demokratik deri në orën 20 të mbrëmjes, votuan 63.6 për qind ose rreth 344.700 votues. Kandidati për president Milo Gjukanoviq deri më tani, po kryeson me votat, ndërsa ndiqet nga Jakov Millatovic. 7 kandidatë janë në garë për postin e presidentit, ndërsa parashikmet paraprake thonë se Gjukanoviq është pretendent për një mandate të tretë.