Top News – Militantët serbë që luftojnë për Putinin…dhe përgatiten për luftë të re në Ballkan
14/12/2025 13:07

Një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatiten për një luftë në Bosnjë, zbulon The Telegraph. Qindra militantë kanë udhëtuar për në Ukrainë për të luftuar përkrah trupave ruse me besimin se "Nëna Rusi" do t'i shpërblejë duke i ndihmuar të rimarrin territoret e humbura serbe si Kosova. Nacionalistët, përfshirë veteranët nga Lufta e Bosnjës, po përdorin mediat sociale për të inkurajuar të rinjtë serbë që t'u bashkohen atyre në Rusi. Disa madje ofrojnë 25,000 euro që ata të regjistrohen dhe të luftojnë në Ukrainë. Ekziston frika se sapo të kthehen në shtëpi në Bosnjë, ata do të nxisin një konflikt paramilitar, 30 vjet pas përfundimit të Luftës së Bosnjës. Dario Ristic është një prej këtyre militantëve. Nacionalisti serb, duke ecur me ngadalë me një këmbë protezë dhe duke mbajtur në dorë provën e shtetësisë së tij të sapo fituar, u kthye në Bosnjë. Ai ishte plagosur ndërsa luftonte në Ukrainë me një njësi ruse të njohur si Arinjtë nga Permi. Ndërsa ndodhej në Ukrainë, Ristic njihej me nofkën e luftës "i shpejti" dhe për kryerjen e sulmeve me snajper dhe dronë në qytete si Avdiivka. Ai i përsosi aftësitë e tij në mediat sociale në faqe si TikTok dhe rrjeti rus Vkontakte, duke siguruar mbështetje nga të rinjtë serbë të pakënaqur politikisht në vendlindje duke reklamuar luftimet në vijën e frontit dhe duke përhapur mesazhe nacionaliste. Njësia e tij ruse madje i dërgoi një kartolinë ditëlindjeje Ratko Mlladiçit, kriminelit të luftës i cili mbahet në Hagë ku u dënua me burg të përjetshëm për mizori të kryera kundër myslimanëve boshnjakë. Në një video të postuar në Telegram, Ristic pozon pranë një bashkëkombësi serb i cili informo njerëzit në vendlindje: "Sapo të mbarojmë me këta fashistët e NATO-s këtu, do të kthehemi për të rifituar vendet tona të shenjta dhe atë që është e jona. Lavdi Zotit, lavdi Nënës Rusi - fitore!"

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30