Të gjithë presin që SPAK të veprojë me shpejtësi, në përmbushje të qëllimit për të cilin u krijua, në emër të Drejtësisë së së Re, por edhe rikthimit të besimit të qytetarëve tek sistemi i hetimit dhe gjyqësorit. Kësisoj, u përzgjodhën dy strukturat SPAK dhe BKH për hetimin e dosjeve të bujshme të krimit dhe korrupsionit, me protagonist politikanët dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.