Top News – Milionat nga gjobat e pandemisë/ Mbushet arka e shtetit, policia në aksion
06/04/2021 09:35

Që prej janarit të këtij viti e deri më tani policia ka grumbulluar jo pak, por plot 250 milionë lekë të reja që u janë vendosur qytetarëve apo bizneseve të ndryshme për mosrespektim të masave anticovid. Dhe kjo kryesisht për mosmbajtje të maskës, apo të atyre lokaleve që kanë zhvilluar festa të ndryshme, apo që kanë funksionuar pas orës 22.00. Gjithashtu ka pasur gjoba edhe për grumbullime me më shumë se 10 persona, edhe pse muajin e fundit, kur nisi zyrtarisht fushata ka pasur një lehtësim në numrin e personave, por brenda kriterit të distancës. Gjithsesi, që prej vendimit për mbajtjen e maskës e deri më sot ka pasur një numër të madh të gjobave që u janë vendosur qytetarëve. Dhe ndryshe nga më parë kur gjoba vendosej nga Policia dhe kishte një hapësirë për të mos i paguar, tashmë cdo gjobë prej 3 mijë lekësh të reja faturohet te fatura e energjisë elektrike, cka nënkupton pagesë të detyruar sa herë që qytetari bën pagesën e energjisë. Kësisoj, me një përllogaritje të thjeshtë mund të thuhet se arka e shtetit është mbushur mjaftushëm me të ardhura, që janë siguruar nga ky akti normativ për mbajtjen me detyrim të maskës sapo del nga shtëpia. Gjoba u vendosën nga Policia e shtetit dhe ajo bashkiake, edhe gjatë periudhës së izolimit në fazën e parë të pandemisë, por ato u falën pas një vendimi të vetë qeverisë. Ndërsa në këtë rast, cështja duket më e komplikuar, sepse gjoba përfshihet në faturën e energjisë cka nënkupton pagesë të detyruar.

Top News- Përdori kartmonedha false në karburant/ Arrestohet 25-vjeçari, i gjenden dhe 4 pasaporta
19/08 11:44
Top News- Kontrabantë me mallra nga Greqia/ Arrestohet drejtuesi i autobusit në Kapshticë
19/08 11:05
Top News- Humbi jetën pas trajtimit dentar/ Shkak për vd*kjen e 59-vjeçarit dyshohet infarkti
19/08 10:49
Top News- Arrestohet piromani në Finiq, i vendosi zjarrin fushës së sportit
19/08 10:47
Top Channel/ 59-vjeçari humbi jetën pas heqjes së dhëmballës, reagojnë familjarët
19/08 10:45
Top News- ‘Laborator’ droge në Yzberisht, sekuestrohet lëndë narkotike me vlerë 500 mijë euro
19/08 10:25
Top News – 61-vjeçari u qëllua 4 herë. Qiramarrësi ekzekuton pronarin shqiptar në Belgjikë
19/08 10:05
Top News – Ekzekutohet shqiptari në Athinë. Vëllai i tij porositi vrasjen e komisarit në Tiranë
19/08 09:59
Top Channel/ Laborator droge në Yzberisht! Sekuestrohen armë, kanabis çokollatë dhe kokainë
19/08 09:05
Top Channell/ Pronat e krimit me qira! Fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë nga 291 kontrata
18/08 19:59
Top News- Ana tjetër e zjarreve në Gramsh, zvicerania që po shpëton kafshët e lënduara nga flakët
18/08 19:10
Top News- Plagosja me thikë në Korçë, gjykata jep masat e sigurisë
18/08 18:29
Top News- Ndërtohen stacionet e trenit në hekurudhën Tiranë-Durrës, Balluku inspekton punimet
18/08 16:44
Top News- Parcelë me kanabis në Mirditë/ Arrestohet 59-vjeçari, asgjësohet droga
18/08 16:41
Top News – Rusët sulmojnë me flamurin amerikan / ‘Tallen’ me Ukrainën para takimit Trump-Zelenski
18/08 16:30
Top News – Rekord makinash elektrike në Evropë / 600 mijë automjete të reja dolën në rrugë në 3 muaj
18/08 16:28
Top Channel/ Kamioni përmbyset në rrugë, një viktimë dhe tre të plagosur nga aksidenti në Shkodër
18/08 16:18
Top Channel/ Durrësi plot me turistë! Në kulmin e sezonit, zgjedhja e parë për shumë pushues
18/08 16:14
Top Channel/Rubio mohon: Krerët europianë nuk po vijnë me Zelenskyn që ta mbrojnë prej “bullizimit”!
18/08 16:05
Top Channel/ Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, ministrja Balluku inspekton punën për stacionet
18/08 15:43