Një operacion i përbashkët i autoriteteve shqiptare dhe italiane ka goditur një grup kriminal të Call-Centre që mashtronte qytetarët përmes bursave online. Të arrestuarit janë Elisa Caci, Valbona Abedinaj dhe Gilberdo Pushani, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.