Top News – Miliona dollarë për dronë kinezë/ Publikohet shifra e shpenzuar nga Serbia
20/05/2021 11:27

Me gjithë përpjekjet e zyrtarëve shtetërorë në Serbi për të fshehur çmimin e dronëve të blerë kinezë, ky informacion është nxjerrë në bazën e të dhënave për importet dhe eksportet, e cila çdo vit publikohet nga Byroja e Statistikave. Radio Evropa e Lirë, duke inspektuar bazën e të dhënave për importet nga Kina në vitin 2020, ka siguruar informacione se Serbia, atë vit, ka importuar dronë nga Kina në vlerë prej 19.3 milionë dollarësh. Çmimi me të cilin Serbia i blerë dronët luftarakë-zbulues nga Kina, është mbajtur sekret që nga korriku i vitit 2020, kur dronët janë shfaqur për herë të parë në aeroportin ushtarak të Batajnicës, në Beograd. Të pyetur asokohe se sa kanë kushtuar gjashtë dronët CH-92A, zyrtarët serbë nuk kanë dhënë një përgjigje, e madje as presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka qenë i pranishëm në prezantimin e dronëve. “Kur prokurojmë mallra me një vend tjetër, sa i përket ushtrisë, [çmimi] mbahet sekret. Kjo është e zakonshme dhe nuk ka asnjë lidhje me Kinën, por këta [dronët] vërtet nuk janë shtrenjtë”, tha asokohe Vuçiq. Dronët CH-92A i prodhon Korporata Shkencore dhe Teknologjike e Aviacionit të Kinës. Ajo është një kompani shtetërore. Siç thuhet në specifikimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, mjeti ajror pa pilot, CH-92A, mund të godasë objektivin nga një distancë prej nëntë kilometrash, ndërsa mund të regjistrojë terrenin dhe pozicionin e njësive të armikut nga një distancë prej 250 kilometrash. Lartësia maksimale në të cilën fluturon është 5,000 metra, ndërsa shpejtësia është pak më pak se 200 kilometra në orë. Dronët CH-92A, mes tjerash, përdoren për studim të terrenit nga ajri dhe sulm me raketa të drejtuara me laser, në objektiva në tokë. Çdo dron është i pajisur me dy raketa, që mund të godasin një objektiv nga një distancë prej 9 kilometrash. Sipas të dhënave nga Instituti Ndërkombëtar i Studimit të Paqes në Stokholm, për vitin 2020, Kina është prodhuesja e dytë më e madhe e armëve në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përpara Rusisë.

Top Channel/ SHBA akuzon Iranin për komplot: U tentua vrasja e ambasadores izraelite në Meksikë
08/11 22:35
Top Channel/ Tornado shkatërron qytetin. Stuhia në jug të Brazilit vrau 6 persona, mbi 400 të plagosur
08/11 22:09
Top Channel/ Shba, anulohen 5 mijë fluturime. Amerikanët ndjejnë pasojat e mbylljes së qeverisë
08/11 22:08
Top News- Plas lufta, Izraeli nis sulmet mbi Liban, bombardon aleatët e Hezbollah
08/11 22:00
Top News- Arrestohen tre vajza franceze, planifikuan sulme terroiste në Paris
08/11 21:00
Top News- E dogjën brenda në makinë, a është shqiptar viktima? Misteret e ngjarjes në Athinë
08/11 21:00
Top News- Putin zëmërohet me Vuçiç, tensionohen marrëdhëniet mes dy aleatëve, Moska paralajmëron
08/11 18:30
Top Channel/ Frikë nga emigrantët, gjermanët “të tmerruar”? Gjysma nuk ndihen më të sigurtë!
08/11 15:00
Top News – Pasuria e botës në duart e 3 mijë njerëzve / Jo vetëm Musk, miliarderët fitojnë më shumë
08/11 14:59
Top News – Tanke apo dronë…çfarë i duhet Gjermanisë? Gjigantët e mbrojtjes, luftë për fondet
08/11 14:38
Top News – Retorika bërthamore në qiell…‘Nato më e fortë së kurrë, nuk ka nevojë për panik’
08/11 14:35
Top News – Rrugët kthehen në lumenj, makinat nën ujë / Çmendet moti, reshje biblike shiu në Siçili
08/11 13:58
Top News – Rusia avancon ‘shtëpi më shtëpi’ / Betejë e ashpër për ‘portën për në Donetsk’
08/11 13:50
Top News – Rusia ‘ndëshkon’ Ukrainën, e lë në terr / 450 dronë e 45 raketa, nën sulm ‘jeta normale’
08/11 13:48
Top News – Trump bojkoton samitin e G-20: ‘Të bardhët vriten e masakrohen në Afrikën e Jugut’
08/11 13:24
Top News – Lufta për Donbasin…Pse është rajoni kaq i vyer për Rusinë dhe Ussskrainën
08/11 13:23
Top News – Sulme arinjsh ‘pothuajse çdo ditë’ / Japonia në luftë, rekord viktimash gjatë këtij viti
08/11 13:06
Top News – Ferr flakësh, zjarr në një depo parfumesh / Tragjedi në Turqi, të paktën gjashtë viktima
08/11 13:05
Top Channel/ Gjykata i jep të drejtë Trumpit: Pasaporta amerikane do të njohë vetëm dy gjini!
08/11 12:37
Top News – Italia mbushet me njëqindvjeçarë / Rritet numri, vendi më i plakur i Evropës Jugore
08/11 12:36
BILETA Portokalli - Bileta