Top News – Miliarderi vrasës/ 78 vjeçari shpallet fajtor, do të vdesë në qeli…
18/09/2021 18:08

Trashëgimtari i pronave të patundshme, Robert Durst, u shpall fajtor për vrasjen e shoqes së ngushtë të tij, Susan Berman, 20 vite më parë, në një rast që tani ka marrë sërish jetë pas një dokumentari, The Jinx. Durst u shpall fajtor për vrasje të gradës së parë pasi një juri në Los Angeles u mendua për më shumë se shtatë orë gjatë tre ditëve. Berman ishte qëlluar në shtëpinë e saj në Beverly Hills, në dhjetor 2000, ndërsa ajo po përgatitej ti tregonte policisë se kishte ndihmuar në mbulimin e vrasjes së bashkëshortes së Durst. Berman, vajza e një mafiozi në Las Vegas, ishte e besuara e hershme e Durst, dhe i kishte thënë miqve se i kishte ofruar atij një alibi pasi bashkëshortja ishte zhdukur. Vendimi shënon dënimin e parë për vrasje për një person që dyshohet se ka vrarë tre persona në tre shtete të ndryshme në më shumë se 40 vjet. Historia e cuditshme e Durst ka mbërthyer vëmendjen e shkuesve të një serie dokumentarësh hit, The Jinx: Jeta dhe vdekjet e Robert Durst, që fliste për zhdukjen e bashkëshortes së tij Kathie në 1982, vrasjen e Berman në Los Angeles 18 vite më vonë dhe vdekjen e dhunshme të një shoku dhome në Galveston të Teksasit ku Durst jetonte i maskuar si një grua shurdh-memece. Durst, një njeri super i pasur, tani 78 vjec, do të kalojë të gjithë pjesën e mbetur të jetës në qeli.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04