Themeluesi i Tesla, njëkohësisht miliarderi Elon Musk ka bërë së fundi një parashikim mbi atë cka do të ndodhë me ekonominë globale deri në pranverën e vitit 2022. Sipas tij goditjet pritet të prekin ekonominë globale deri në fund të pranverës apo fillim të verës. Themeluesi i Tesla parashikon se ekonomia do të zhytet në recesion dhe shtoi se shumë biznese fillestare nuk do të jenë në gjendje të mbijetojnë.