Gazetari Milaim Zeka I ftuar në Breaking nga Fiori Dardha, ka dhënë versionin e tij në lidhje me përfshirjen në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës kundër Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për spiunazh në favor të Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA) dhe shantazh. Zeka ka mohuar akuzat, në dosjen hetimore ndaj Fatmir Shehollit, ku thuhet se ky i fundit i ka dhënë gazetarit 1 mijë euro në mënyrë që të publikonte materiale të përgatitura nga Shërbimi Informativ serb.